Kalo tek përmbajtja kryesore
Search Icon

Rreth Nesh

Misioni, vizioni dhe prioritetet strategjike të shkollës sonë profesionale për TIK.

Shkolla TIK Hermann Gmeiner
Profil i Shkollës

Shkolla Profesionale TIK "Hermann Gmeiner"

Shkolla Profesionale TIK "Hermann Gmeiner" përfaqëson gjeneratën e re të arsimit profesional në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Shkolla është e përfshirë në aktivitete profesionale dhe arsimore-trajnuese që lidhen me sektorin e Inxhinierisë së Softuerit Kompjuterik, duke iu përgjigjur kërkesave dinamike të tregut të punës.

VIZIONI YNË

“Vendi ku gjenerohen ide, nxitet zhvillim e inovacion dhe promovohen vlera e talente”.

MISIONI I SHKOLLËS
  • Të përgatitim profesionistë të aftë dhe inovatorë në fushën e TIK-ut.
  • Të nxisim mendimin kritik, bashkëpunimin dhe zhvillimin personal e profesional të çdo nxënësi.

Prioritetet

01
Prioriteti 1

Punësueshmëria

Përgatitja praktike e nxënësve për tregun e punës përmes zhvillimit të aftësive teknike, praktikave profesionale dhe bashkëpunimit me kompanitë partnere.

02
Prioriteti 2

Rritja e cilësisë në shkollë

Përmirësimi i vazhdueshëm i procesit mësimor, kualifikimi i stafit dhe ngritja e standardeve akademike e profesionale në çdo nivel.

03
Prioriteti 3

Inovacioni, digjitalizimi dhe ndërkombëtarizimi

Integrimi i teknologjive të reja, digjitalizimi i infrastrukturës mësimore dhe pjesëmarrja në projekte e rrjete bashkëpunimi ndërkombëtar.

Materiale udhëzuese

Dokumente dhe materiale zyrtare të rëndësishme për institucionin, akreditimin dhe funksionimin e shkollës.

AKAFPK - Udhëzues për shkollat profesionale për vitin shkollor 2026-2027

0.53 MBShiko Dokumentin

Udhëzim i MF nr. 14, datë 23.12.2024

0.13 MBShiko Dokumentin

Urdhër nr. 283 i Ministrit për miratimin e skeletkurrikulave të AP për vitin 2026-2027

0.75 MBShiko Dokumentin

Ligj nr. 32, datë 04.04.2024

0.08 MBShiko Dokumentin

Udhëzim, datë 10.02.2026

0.38 MBShiko Dokumentin

Urdhër

0.84 MBShiko Dokumentin

Vendim nr. 702, datë 13.11.2024 për kontributin për aksidentet në punë

0.07 MBShiko Dokumentin